Bala: Opozita braktisi kauzën e publikut dhe u mor me problemet e veta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2024, 21:51
Analisti, Alban Bala i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se opozita braktisi kauzën e publikut dhe u mor me problemet e veta.
Bala: Befas fokusi i veprimit të opozitës u zhvendos nga problemet reale që kishte vendi në problemet që kishte partia.
Kjo gjëja në një farë mënyre zbehu aftësinë e përgjigjes që opozita duhej të jepte.
Publiku në asnjë cast nuk e zbehu rreshtimin.
Mitingu i fundit që opozita organizoi në pikëpamjen e pjesëmarrjes dëshmoi se publiku nuk e ka braktisur kauzën e tij, ju (opozita) e keni braktisur kauzën e publikut.
Sepse ju (opozita) kishit kauzën tuaj.
Opozita në një farë mënyre humbi fokusin e kauzës së vet dhe u mor me problemet e veta dhe jo me problemet e publikut.
