Normalitet përmes debateve në Kuvend, Gogu ironizon Bashën: Përfaqëson vetëm 10% të qytetarëve
Deputeti i PS-së, Toni Gogu në një intervistë në Ora News ironizoi Lulzim Bashën duke thënë se Basha përfaqëson vetëm 10% të qytetarëve.
Gogu: Natyrisht jemi të kënaqur që kolegët opozitarë kuptuan që flakadanët dhe bilbilat nuk e shmangin dot dimrin në të cilin po kalojmë.
E rëndësishmë është që janë kthyer, por pavarësisht duket se janë tërësisht të ngrirë ende në ato gjërat që ato kanë besuar që në fillim.
Janë të shqetësuar për fatin e tyre apo të grupimeve të tyre personale, nuk kanë lidhje fare me qytetarët.
Deri tani të gjithë personazhet që përmendet nuk thanë një llaf për aktin normativ, i cili drejtpërsëdrejti prek ekonominë e shqiptarëve dhe xhepat e tyre.
Kanë bërë mirë që kanë ardhur por do bënin më mirë nëse do ktheheshin për të debatuar cështje të cilat janë të rëndësishme për shqiptarët.
Në fakt ai (Basha) mori rolin e aksionerit por ka vetëm 10%, përfaqëson vetëm 10% të qytetarëve ndërkohë që fliste sikur përfaqësonte 90%.
