Nesho: Porti i ri në Porto Romano, aferë që nuk dihet ku ka filluar dhe se çfarë fsheh brenda
Nënkryetari i PL-së, Agim Nesho në një intervistë në Ora News u shpreh se porti i ri i Portoromanos është një aferë që nuk dihet ku ka filluar dhe se çfarë fsheh brenda.
Nesho: Në fakt nuk ishte marrëveshje, ishte imponim.
Ramës i duhej patjetër që në atë figurë që ai përpiqet të krijojë si një lider global, të mos kishte një pamje të brendshme ku parlamenti nuk funksionon, media në shumë raste e kapur, etj.
Kërkonte të krijonte imazhin nga njëra anë dhe e dyta ishte vetë presioni i ndërkombëtarëve që e detyruan Ramën që të bëntë lëshime.
Kjo ishte një fitore e PD-së ku mori edhe disa komisione.
Afera e portit të ri të PortoRomanos, është një aferë që nuk dihet ku ka filluar dhe se çfarë fsheh brenda.
Ne dimë një gjë, që 400 milionë janë investimet e para të kësaj afere por mund të shkojë deri në 2 miliardë.
Nuk dihet si janë kontratat.
