Protestë për ullinjtë në Fier/ OST nis ndërtimin e linjës 400 kv, familjet: Duam kompensimin!

Familjet në lagjen “Drizë” në Fier janë ngritur në protestë për të kërkuar kompensimin e pronës që u preket nga ndërtimi I linjës 400 kilovolt. Sipas tyre ende nuk kanë marrë paratë, pasi në dorë kanë vetëm aktin e marrjes së tokës në përdorim. Për drejtuesit e projektit vonesat do të sjellin  kosto për vendin ndërsa shtojnë se janë gati të ndihmojnë banorët me procedurat

Mbërritja e punonjësve të OST për të vijuar punimet e linjës 400 kilovolt është pritur me protesta nga fermerët e lagjes Drizë në Fier.

Thonë se nuk kanë marrë paratë e shpronësimit për ullinjtë që kanë të mbjella.

Në dorë kanë aktin e marrjes së tokës në përdorim, por shtojnë se gjithçka u është dhënë në zbatim të ligjit 7501

Drejtuesit e projektit shtojnë se kanë zhvilluar bisedime me banorët, madje duke u treguar edhe të gatshëm për t'i ndihmuar.

Drejtuesit e OST-së shprehen se ky është një projekt strategjik ndërsa vonesat do të sjellin kosto për vendin. Në Drizë preken 21 familje.