BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënon një rënie gjatë dy muajve të parë të vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar norman bazë të interesit në nivelin e 3.25%.

Në një deklaratë për mediat, Sejko u shpreh se inflacioni do të luhatet në nivelet e rreth 3 %.

Sipas tij, inflacioni i çmimeve të konsumit shënon një rënie të shpejtë gjatë dy muajve të parë të vitit.

Sejko: Inflacioni do luhatet rreth 3%.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënon një rënie të shpejtë gjatë dy muajve të parë të vitit.

Inflacioni ra nga niveli mesatar nga 3.9% në nivelin 3 %.

Inflacioni i artikujve të tjerë u shfaq më i qëndrueshëm

Rënia e shpejtë e inflacionit të ushqimeve pasqyroi një dukuri rajonale dhe evropiane të diktuar nga rritja e ofertës.

Bazuar në informacionin aktual efektet do të vijojnë prezentë edhe për disa muaj në vazhdim.

Inflacioni bazë neto tregues, i cili shmang ndikimin e lëvizjes se çmimeve të shportës rezultoi 3.3%.

Kjo ecuri sugjeron se presionet e brendshme inflacioniste mbeten të larta.

Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet.

Rritja ekonomike është zgjeruar nga investimet private nga rritja e eksportit të shërbimeve.

Këshilli mbikëqyrës Vendosi të mbajë të pandryshuar norman bazë të interesit në nivelin e 3.25%, të mbajë të pandryshuar norman e interesit të depozitës një ditore në nivelin 2.25 dhe gjithashtu të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë një ditorë ne nivelin e 4. 25 %.