ABI Bank për rritjen ekonomike, Ballta: Mbështesim financimin e veprave në turizëm e infrastrukturë

ABI Bank organizoi takimin e rradhës të Bordit me klientët dhe bashkëpunëtorët.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, Andi Ballta tha se ABI është pozicionuar si një bankë butik duke kontribuar në financimin e veprave të rëndësishme në turizëm dhe infrastrukturë.

‘’Shqipëria ndërtohet nga shqiptarët. Përvec toneve patriotike, kjo fjali ka një të vërtetë të madhe.

Unë jam shumë i kënaqur që sot kemi një marrëdhënie me disa nga grupet më të rëndësishme në Shqipëri që vërtet po ndryshojnë fytyrën e Shqipërisë në turizëm e infrastrukturë’’, tha Ballta.

Synimi i Abi Bank është të sjellë në treg produkte dhe shërbime të sporvuara që mbështesin rritjen ekonomike.

Gjate ketij viti jane hapur kater dege te reja dhe deri ne fund te 2024 te zgjeroje deget ne 10 te tjera.

Znj. Kathryn Sëintek, Kryetare e Bordit tha se ABI tashme ka krijuar profilin e vet te rendesishem ne tregun bankar.

‘’Sot ABI Bank ka një pozicion të rëndësishëm në sistemin bankar në Shqipëri.

Dhe kur keni një vizion të pastër dhe një strategji për të ofruar për tu rritur në industrinë e biznesit’’, tha Sëintek.

Bordi dhe NCH Capital falenderon klientet tane dhe personelin e mrekullueshem të ABI Bank.

Gjithashtu, vleresojne edhe Banken e Shqipërisë per rolin e rritjes dhe permirsimin e sistemit bankar.

Gjithashtu Abi falenderon personelin dhe drejtimin e Ambasadës Amerikane per mbeshtetjen e tyre ndaj ABI Bank qe prej krijimit te saj.”

Aktivet e bankes po i afrohen shumes prej 1.5 miliarde dollare.

ABI Bank eshte manaxheri me i madh Amerikan i aktiveve ne Shqiperi dhe nje nga investitoret Amerikane me te rendesishem ne Shqipëri.