PAMJET E FRIKSHME/ “Audi” del nga rruga dhe përmbyset në kanal, tre të rinj të plagosur në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2024, 12:50
Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:30 në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, ku një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Në këtë aksident janë përplasur lehtë tre pasagjerët që udhëtonin në automjetin që drejtonte 19-vjeari G.D.
Një prej pasagjerëve është në moshën 18 vjeç, ndërsa dy të tjerët janë në moshën 17 vjeç dhe po marrin mjekim në spitalin e Kurbinit.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
