Peleshi: Bashkëpunim i suksesshëm me Italinë në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se Forcat e Armatosura po punojnë çdo ditë për rritjen e profesionalizmit dhe modernizimin në armatim, pajisje dhe mjete.

Ministri bëri të ditur se për përdorimin sa më të mirë të armëve të reja italiane, efektivët e Policisë Ushtarake bashkë me karabinierët italianë kryen qitje të avancuar operacionale, për të përmirësuar aftësitë profesionale mbi taktikat, teknikat dhe reagimet me armët e zjarrit.

“Ky bashkëpunim është një shembull i suksesshëm i partneritetit të ngushtë rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, u shpreh Peleshi.