Super-galeria e artit në TEG/ Ekspozohen punimet e frymëzuara nga teknika tradicionale shqiptare
Tirana East Gate është porta më e madhe e Tiranës për prurjen e trendeve më të reja të botës së modës dhe dizajnit.
Në këtë rast, TEG është qendra tregtare e cila në bashkëpunim me Universitetin e Arteve do të mbështesë studentët e talentuar, duke iu dhënë një dritare ku ata të shfaqin talentin e tyre.
Drejtoresha e Përgjithshme e TEG, Elda Hysenbelli në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Shtresimet” u shpreh se ambientet e kësaj qendre do të shndërrohen në një galeri arti spontane, për të provomuar të gjithë të rinjtë.
Drejtoresha e Përgjithshme e TEG, Elda Hysenbelli: “TEG tashmë është një qendër që mirëpret artet, mirëpret ekspozita të ngjashme, mirëpret studentët e talentuar. Kjo ëhstë një hapësirë kreative ku ne jo vetëm synojmë të sjellim vizitorë, por edhe për të krijuar një kënaqësi ndryshe në TEG”.
Ekspozita e vendosur në mesin e qendrës TEG titullohej “Layers” ose “Shtresimet”, punime të bëra nga dora e studentes Blerta Isufi. Punim, i cili ka ardhur nga frymëzimi i teknikës tradicionale shqiptare.
Blerta Isufi, studente: “Më është dashur pothuajse një vit. Si fillim kam nisru me ekspozimin e materialit që është shajaku dhe që është një material që vjen nga fibrat natyrale të kafshëve”.
Për punimin e ekspozuar nga studentja e tij foli edhe pedagogu dhe artisti i Universitetit të Arteve, Genc Përmeti, i cili shpjegon edhe teknikalitetet e krijimit të punimit.
Genc Përmeti, pedagog i Arteve: “Këto forma strukturore të cilat janë dhe të dheshme por që në përgjithësi janë instalative, duke dhënë një kompleks shumë të plotë. Njohuri këto që kam marrë gjatë këtyre viteve në Universitetin e Arteve”.
TEG dhe Fondacioni Mane kanë bashkëpunuar për promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
Për të gjithë dashamirësit e artit dhe krijimtarisë punimet do të jenë të ekspozuara në mjediset e TEG për t’u vizituar.


