Eksportet vijojnë trendin rënës, INSTAT: Importi rritje me 6,4%, kryesisht makineritë dhe materialet e ndërtimit

Ekpsortet kanë vijuar trendin rënës edhe përgjatë muajit shkurt.

Nga ana tjeter importi shenoi rritje kryesisht makinerite dhe materialet e ndertimit.

Nderkohe po ne kete periudhe prodhimi, shitja ne sektorin e industrise rezultuan te gjitha ne renie.

Ne muajin shkurt vendi yne ka eksportuar me pak mallra ‘Made In Albania”.

Sipas te dhenave te Instat ato u ulen me 16.1% duke kapur vleren e vetem 32 miliard lekesh ne krahasim me shkurtin e vitit të kaluar.

E kunderta ka ndodhur me mallrat e huaja te cilat duket se kane zene terren ne vendin tone,duke shenuar keshtu rritje me 6.4% ne krahasim me nje vit me pare.

Por teksa verehet ky ritem i eksport importit, prodhimi ne vendin tone ne aktivitetin e industrise ka shenuar rënie pothuajse ne te gjitha fushat e sektorit

Ne muajin janar shkur te ketij viti vendi yne ka eksportuar me pak energji elektrike, tekstile, kepuce dhe material ndertimi, mallrat e cilet kane ndikuar negativisht ne rritjen e % se eksporteve

Sa i takon importit, produktet me performance më të lartë janë makinerite me 7.4% rritje, ushqimet pijet dhe duhani 1.6% dhe produktet kimike dhe plastike.

Teksa me Kosovën shkëmbimi tregtr është në rritje, me Greqinë ka nje ulje drastike ne eksportin e mallrave me 41.6% ndjekur nga italia dhe Gjermania.

E kundërta ka ndodhur me importin që ka shënuar rritje me Greqinë, Italinë, Gjermani, e veçanërisht me Turqinë.