Fulham fiton pastër ndaj Tottenhamit, Broja shijon suksesin e ekipit të tij nga...tribuna
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2024, 20:56
Për fatin e keq të Armando Brojës, sulmi i Fulhamit po funksionon më së miri.
Skuadra londineze, e drejtuar nga Marco Silva, fitoi thellë 3-0 ndaj Tottenhamit me sulmuesin shqiptar në tribunë.
I papërmbajtshëm Muniz, sulmuesi të cilin do të zëvendësonte Broja, dy gola për brazilianin dhe një tjetër nga Lukic, që e “eklipsuan” ekipin e drejtuar nga Postecoglou.
Të parin Muniz e shënoi pak para fundit të pjesës së parë.
Sapo nisi fraksioni i dytë, ishte radha e Lukicit për ta dërguar topin në rrjetë.
Goditjen përfundimtar Tottenhami e mori nga Muniz në të 61-tën.
