Ahmetaj: Situata në parlament është produkt i një politike të poshtër të Edi Ramës

Sekretari i të drejtave të njeriut në PD, Bislim Ahmetaj në një intervistë në Ora News u shpreh se situata në parlament është produkt i një politike të poshtër të Edi Ramës.

Ahmetaj: Po jetojmë në një Shqipëri të keqe, jo në një Shqipëri normale.

Po nuk pati marrëveshje në politikë, do ketë luftë.

Ajo që ka ndodhur në tetor ka qenë krejtësisht e iniciaur nga mazhoranca.

Këto muaj do mbahen mend për miratimin e ligjeve për 4 minuta.

Ka qenë mazhoranca që e ka futur opozitën në atë marrëdhënie që e detyroi të mos kishte jetë normale parlamentare.

Ka pasur indicie diplomatike prej muajsh që duhet të rikthehet normaliteti në Parlament.

Fajtori është Edi Rama.

Situata në parlament është produkt i një politike të poshtër e të ligë të Edi Ramës.