“Jo Betonizimit në Zonat e Mbrojtura”, Zhupa në Shkodër: Qeveria s’ka mandat të shkojë përtej kompetencave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2024, 11:56
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa organizoi këtë të shtunë në Shkodër një tryezë diskutimi.
Pjesë e kësaj tryeze me temë “Jo Betonizimit në Zonat e Mbrojtura” janë edhe ekspertë, profesorë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
“Asnjë qeveri nuk ka mandat të shkojë përtej kompetencave të saj që shkatërron zonat e mbrojtura”, theksoi Zhupa ndër të tjera.

