''Korrupsioni i shtrirë në çdo qelizë të Qeverisë'', Xhixho: Akti normativ i buxhetit shkon për oligarkët, jo për arsimin e shëndetësinë

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një intervistë në Ora News u shpreh se korrupsioni është i shtrirë në çdo qelizë të Qeverisë dhe se SPAK duhet të hetojë kupolën Rama.

Gjithashtu Xhixho u shpreh se akti normativ për buxhetin duhej të ishte në shërbim të qytetarëve por përsëri shkon në shërbim të oligarkëve.

Xhixho: Në fakt të flasësh për korrupsionin në këtë qeveri është një privilegj i madh, sepse besooj se tashmë cdo qytetar e ka të qartë se korrupsioni është në cdo qelizë të kësaj qeverisjeje, kulmoi me mega aferën e inceneratorëve dhe besoj se asnjë nuk e vë në dyshim faktin se cdo gjë që ndodh në këtë vend dhe në këtë qeverisje ndodh nga një urdhër që vjen nga kryeministri.

Besoj se cdo arrestim ndaj personave zyrtarë do duhej që ky hetim i SPAK të shkojë deri në kupolën qeverisëse. Asnjë nga ne nuk do donte ta shihte parlamentin sic ka qenë këto muaj.

Të gjithë ne kemi dashur të ushtrojmë atë kontroll parlamentar për të cilën jemi në parlament, qoftë në interpelanca, qoftë në ligje, qoftë në komisione hetimore.

Fakti që ka një dakordësi për ngritjen e disa komisioneve hetimore  tregon që kauza jonë ka qenë e drejtë.

Ngritja e këtyre komisioneve është një lajm i mirë për vendin.

Do duhet të shihet i gjithë procesi i hetimit në këto komisione parlamentare, të dy mega aferave të kësaj qeverie që nuk janë të vetmet, pikërisht ndërhyrja në sistemin TIMS dhe aferat në Shëndetësi.

Mendoj që kthimi i normaliteti në parlament do jetë një zë më shumë për transparencë në cdo ligj ku mund të ndalem tek ligjet e fundit antikushtetuese që ka kaluar ky parlament.

Duke filluar nga buxheti e tek ligji për zonat e Mbrojtura, që gjithashtu nga opozita do shkojë në gjykatën Kushtetuese.

Të hënën kemi në Komisionin e Ligjeve kalimin e disktumimit të një akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2024.

Në fakt akti normative që duhej të vinte duhej të  ishte në shërbim të qytetarëve, por përsëri vjen në shërbim të oligarkëve.

Këto lek do shkojnë për Portin e Durrësit.

Unë do prisja nga një qeveri e përgjegjshmë që shikon që jemi në një rënie drastike në arsim, që të shkonin për rritjen e rrogave të mësuesve, të mjekëve të sistemit shëndetësor.