Milani për herë të parë në çerekfinalet e Europa League që kur...

Milani bëri detyrën mbrëmjen e sotme duke vulosur kualfikimin për në çerekfinalen e Ligës së Europës, teksa triumfoi në duelin e kthimit ndaj Slavias së Pragës me rezultatin 1-3. 

Falë këtij triumfi, kuqezinjtë arritën të kalonin për herë të parë në histori në çerekfinalen e Ligës së Europës, që kur ky kompeticion ka marrë këtë emër.

Ndërsa duke pasur parasysh edhe kohën kur quhej Kupa UEFA, është hera e pestë, pasi në Kupën UEFA, Milani kishte shkuar 4 herë në çerekfinale. Hera e fundit ishte sezoni 2001/2002.