Marini: Partizani detyrim të mbrojë titullin, Vllaznia skuadër e shëndetshme. Egnatia e nisi mirë por ka ngecur

Ish-drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini i ftuar në Sport Focus, nën moderimin e Vjosana Nozllakut, shprehet se Partizani ka për detyrë të mbrojë titullin, dhe se i ka të gjitha mundësitë.

Marini: Unë mendoj që titulli është detyrim për ta marrë Partizani.

Për sa kohë e them që është Partizani ekipi më i fortë, është detyrim që të mbrojë atë titull, sepse i ka të gjitha mundësitë.

Unë nuk mendoj që do të jenë jashtë katërshes këto që janë momentalisht, Tirana është i vetmi dyshim.

Do  shohim si do të shkojë.

Unë jam shumë kundra kësaj formule personalisht.

Marini nuk la pa përmendur rikthimin e Xhuljano Skukës tek ''demat''.

Marini: Unë nuk jam shumë pozitiv me thënë të drejtën për lojtarët që luftojnë fort për të bërë karrierë jashtë Shqipërisë dhe në momentin që shkojnë nuk janë gati dhe pastaj rikthehen.

Rikthimi nuk është asnjëhere gjë e mirë.

Por ai tek Partizani ndihet si në shtëpinë e tij dhe ndoshta kjo periudhë do ti shërbejë për aspektin mental për të arritur atë më shumë që kur të rikthehet tek Metz të shfaqi aftësitë e veta.

Ish-drejtori sportiv i Partizanit komentoi paraqitjen e Egnatias dhe Vllaznisë duke duartrokitur trajnerin e këtyre të fundit.

Marini: Egnatia e ka nisur mjaft mirë këtë kampionat, por ka ngecur pak tani nuk e di pse.

Është ekip i ri në historinë e futbollit shqiptar, ka ecur mirë.

Vllaznia në formë ka qenë dhe para dy vitesh, e shikoj si një skuadër të shëndetshme, trajneri i ri që ka ardhur i ka dhënë një qetësi të jashëzakonshme, sepse mendoj që në futbollin modern komunikimi midis trajnerit dhe lojtarëve dhe qetësia që ai transmeton është shumë e rëndësishme perpos elementeve taktike, Qati Osmani ka gjetur këtë celes.

Marini tregon edhe ofertat që ai ka marr personalisht nga disa ekipe të Kosovës dhe Shqipërisë duke theksuar vizionin që ai pa arrogancë e ka ndryshe nga koleget ne Shqipëri, u shpreh ai.