Demo: Rama flet për artin si impakt social, por nëse arti do të këtë impakt social ai duhet të jetë i pavarur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 11:18
E ftuar në “Ora e Betit” gazetarja Elsa Demo u shpreh se Rama thotë që arti do të ketë impakt social dhe ekonomik, por ajo shtoi se arti si i tillë më së pari duhet të jetë i pavarur.
Demo: Rama thotë që arti do të ketë impakt social dhe ekonomik. Çfarë do të thotë kjo? Këtu dua të citoj Adornon që thotë se nëse arti do të këtë impakt social ai duhet të jetë i pavarur, ai duhet të krijojë hapësirë për krijimin e të gjithave opinioneve. Ose do të bësh një art që nuk ka peshë tek njerëzit, ose do të jetë shërbëtor i pushtetit.
