Demo: Galeria Kombëtare dhe Muzeu pa drejtor, qeveria jep para për projekte arti të panevojshme

E ftuar në “Ora e Betit” gazetarja Elsa Demo u shpreh se ka kërkuar informacion për Galerinë kombëtare dhe më kanë dërguar tek studio Atelier 4 që është e preferuar nga qeveria.

Demo: Kam kërkuar informacion për Galerinë kombëtare dhe më kanë dërguar tek studio Atelier 4 që është e preferuar nga qeveria. Asnjëherë ministria e kulturës kur ishte çasti për të bërë publik projektin për të ftuar artistët, gazetarët dhe koleksionistët. Ndërsa më shqetëson që për 2 vite nuk ka drejtues në Galeri dhe në Muzeun kombëtar për të marrë vendime.

Qeveria të jep 200 milionë lekë për një projekt të diskutueshëm dhe të panevojshëm, ndërsa Galeria kombëtare dhe Teatri kombëtar nuk e ka pasur kurrë që i janë shkurtuar fondet. Institucionet aktive që prodhojnë kulturë janë lënë në pikë të hallit. Thotë ai do të vendosim vepra arti në Koplik.