PAMJET/ Makina përplas për vdekje 70 vjeçaren në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2024, 10:29
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Gjepalaj të Durrësit. Sipas burimeve nga policia, viktimë ka mbetur një 70 vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinjë dhe banorë të fshatit Gjepalaj. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin. Ndërkohë është shoqëruar për sqarime drejtuesi i mjetit.
Njoftimi i policisë
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

