Shima: Është shkatërruar brendia e Galerisë së Arteve, volumet gabim, nuk dinë çfarë ka fondi

I ftuar në “Ora e Betit”, Rubens Shima, ish drejtor Galerisë së Arteve u shpreh se projekti i ri duhet të lidhet dhe të njihte historinë e vjetër të Galerisë së Arteve, duke mos respektuar fondin.

Shima: Projekti i ri duhet të lidhet dhe të njihte historinë e vjetër të Galerisë. Ajo godinë duhej kthyer në identitet. Shikoj se aty është shkatërruar gjithçka në brendinë e saj, pasi ka pasur elementë shumë të bukur. Nuk e kuptoj dot me këtë projekt sa është respektuar projekti parësor.

Ajo është që me absurde është se Galeria në fondin e saj ka vepra që janë shumë të mëdha mbi 6 metra me një rëndësi për kohën, të cilat nuk janë respektuar përmasat për t’i ekspozuar, sepse nuk është punuar mbi linjën dhe kurimin e galerisë. Ata nuk e dinë se çfarë ka fondi. Sot jemi me po ato volume.