Shima: Restaurimi i Muzeut i nevojshëm, por nuk dihet nëse do të vazhdojë të jetë më historik

I ftuar në “Ora e Betit”, ish drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima u shpreh se godina e Muzeut ishte dëmtuar nga tërmeti se edhe ato pllakat e betonit ishin rrezik për njerëzit.

Shima: Godina e Muzeut ishte dëmtuar nga tërmeti se edhe ato pllakat e betonit ishin rrezik për njerëzit. Kam parë pastaj projektin fitues të studios dhe problemi nuk është restaurimi, pasi duhet bërë. Besoj se fasada do të ruhet, por brenda mund të ketë kafene.

Kur jepet për restaurim një godinë e plotë, misioni i muzeut është i rëndësishëm dhe në bazë të këtij misioni do të fokusohet nesër roli i tij dhe këtë panoramë e kam të paqartë. Do të vazhdojë të jetë muze? Do të bëhen 12 salla ekspozitash, që nuk e kuptoj pse duhen kaq shumë salla, dhe kaq pak linjë narrative. Nuk i identifikoj qëllimet e këtij muzeu, do të vazhdojë të jetë historik?