Ndryshimet e stinës, Brati: 35 deri në 40 fëmijë në ditë me grip, simptomat bënin që të rënkonin nga dhimbjet...
Ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", për të folur për virozat e stinës, ishte e ftuar mjekja pediatre, Sonila Brati.
E pyetur se sa fëmijë paraqiten në qendrën shëndetësore mjekja tha:
"Ne kemi një mesatare që shkon 35-40 raste në ditë, fëmijë që vijnë tek ne me simptomat shumë të zgjatura sepse ky realisht ka qenë nga ato griprat shumë agresiv, që kanë zgjatur me ditë dhe që kanë bërë rikthime dhe përsëritje të herëpashershme. Një femijë mund të jetë mjekuar për një x komplikacion të caktuar, ndërkohë që pas 2-3 javësh janë rikthyer në të njëjtën gjendje dhe simptoma, me temperaturë, e cila është shumë e lartë dhe zgjat me ditë. Kemi pasur raste që temperatura ka zgjatur deri në 7-8 ditë dhe pastaj vijojnë të tjera simptoma. Kolla, rrufa, lodhja, dhimbja e kokës ka qenë një nga simptomat që i ka shoqëruar më së shumti fëmijët. Ne mendonim se mund të ishte dhe ndonjë formë e Covid, sepse rënkonin dhe qanin nga dhimbjet.
