''Gjykimi i 21 janarit nga SPAK, hap i madh në bërjen e drejtësisë'', Koçi: Duhej gjetur një rrugëdalje për opozitën pasi...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi në një intervistë në Ora News u shpreh se kalimi i cështjes së 21 janarit tek SPAK është një hap i madh në bërjen e drejtësisë.
Koçi: Së pari duhet të kuptojmë që këtu, determinante ka qenë ajo cka vendosi gjykata e Strasburgut.
Në një farë mënyre ishte e detyrueshme që sistemi gjyqësor shqiptar ta merrte si një gjë të detyrueshme.
Unë mendoj se është një ndryshim shumë i madh.
Kemi të bëjmë me një hap shumë të madh përpara në bërjen e drejtësisë ndaj një ngjarjeje shumë të rëndë të Shqipërisë.
Besoj se SPAK do ketë plot prova tani për ti riparë.
Koçi u ndal edhe tek bisedimet mes opozitës dhe mazhorancës, ku opozita ka pranuar të rishikojë objektin e komisioneve hetimore.
Koçi: Unë mendoj se të gjitha palët ishin të detyruara për të ecur përpara në këtë cështje.
Sigurisht që opozita kishte mbetur në një pozicion ku ajo për shkakun e vet nuk po gjente dot një rrugëdalje.
Unë mendoj se duhej gjetur një rrugëdalje për opozitën më shumë, pasi ishte katandisur në një veprimtari që po e dërrmonte imazhin e saj politik.
Kshu që duhej gjetur një rrugë.
Rruga ishte për mua, në rastin e komisioneve hetimore fati që ne ndryshuam ligjin për këto komisione.
