Spiropali: Përfaqësojmë forca të ndryshme politike, s’jemi armiq! Jam e lumtur të dëgjoj fjalën e opozitës në Kuvend

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka folur për mediat ditën e sotme, duke shprehur qëndrimin e saj pozitiv lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në Konferencën e Kryetarëve.

Spiropali tha se besimin tek një forcë politike e krijon fjala dhe aksioni, e jo bojkoti i zgjrdjjeve apo diegia e mandatit, siç ka vepruar opozita për një kohë të gjatë.

“Ne përfaqësojmë forca të ndryshme politike, por s’jemi armiq. Besoj se Partia Demokratike që as djegie e mandateve, as bojkoti i zgjedhjeve, as bilbilat e zhurmuesët, nuk e rrisin besimin e qytetarëve tek një forcë politike; fjala dhe aksioni politik e bëjnë këtë.

Jam e lumtur që e dëgjoj Bardhin, Açkën, Gjergjin, etj. që unë i respektoj për fjalën e tyre të jenë në Kuvend, aty ku debatohet dhe aty ku flitet,”- u shpreh ajo për mediat.