E reja që agjëron, 23-vjeçarja: Vendosja e shamisë, më afron më shumë me Zotin

Ashtu si të gjithë besimtarët, Selma Skorra, 23 vjeçe ka filluar agjërimin për muajin e Ramazanit në mënyrë të përkushtuar.

Ajo thotë se agjërimi për të është një ndjenjë e rëndësishme dhe nuk ndjen mungesën e ushqimit dhe se i është mirënjohëse familjes e saj që e kanë rritur me frymën për të dashur fenë.

Mëngjesi i kësaj të hëne për 23 vjecaren Selma Skorra nuk ishte si ditët e tjera …

Ajo është zgjuar në orën 3 të mëngjesit së bashku me nënën e saj dhe kanë ngërën syfin për të nisur kështu muajin e shëjntë të Ramazanit.

‘’Për syfyr nuk është se do hash kush e di, thjesht ajo ideja që do zgjohesh’’.

Të agjërosh për të nuk është sakrificë por një ndjenjë që cdo kush përjeton
‘’Është një gjë që të lind’’.

Thotë se nuk e ka ndjerë aspak mungesën e ushqimit.

‘’Unë jam njeri që kam shumë uri. Edhe u zgjova sot në mëngjes dhe nuk e kisha këtë problem’’.

Orët për të kanë kaluar shpejt dhe tregon se në darkë do përgatisin një tjetër ushqim.

Hurmat dhe uji nuk do të mungojnë në tavolinën e saj.

‘’Do fillojmë të gatuajmë. Unë preferoj gjellën''.

3 vite më parë mori vendimin për të vënë shami. Por dhe pse e re ajo i ndjek ritet e islamit me përpikëri.

‘’Kisha shumë qejf të vija shaminë. Kur ke shaminë është një lidhje më e vecantë me Zotin’’.

Në kujtesën e saj mëngjeset e hershme, kur e gjithë familja ngrihet duke agjëruar së bashku në muajin e Shenjtë të Ramazanit janë më të bukurat dhe thotë se i është mirënjohese familjes e cila i ka trashëguar besimin dhe dashurinë për fenë.