Debati degradon në përleshje fizike, goditet për vdekje me thikë një 17-vjeçar në Fier

Një sherr mes disa personavenë qytetin e Fierit ka degraduar në përleshje fizike dhe më pas në përdorimin e thikës.

Raportohet se një nga personat e përfshirë në sherr ka nxjerrë thikën dhe ka goditur për vdekje një 17-vjeçar.

Adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën. 

"Rreth orës 11:30, në bulevardin "Jakov Xoxa", shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale." - njofton policia. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Debati degradon në përleshje fizike, goditet për vdekje me
Vendi i ngjarjes dhe viktima Grei Bihuci