PAMJET/ Del para gjykatës së Lezhës portugezi i dyshuar për vrasjen e Ardijan Nikulajt

Gjykata do të vendosë në 20 mars për masën e sigurisë ndaj Ruben Saraivës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt. Avokati i tij theksoi se në seancën e radhës do të vendoset nëse ai do të vijojë të hetohet në masën e arrestit me burg

Gjykata e Lezhës nuk ka mundur të japë një masë sigurie përfundimtare për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si vrasës i biznesmenit Ardian Nikulaj. Çështja ndaj tij do të shqyrtohet në datën 20 mars, kohë në të cilën do të qëndrojë në qeli, ndërsa avokatit thotë se do të njihet me dokumentet e paraqitura prej prokurorisë

Avokati shton se çështja është ende në fazën e hetimit ndërsa në marrjen në pyetje klienti I tij ka mohuar të jetë përfshirë në ngjarje

Nikulaj u ekzekutua në lokal mesditën e 19 prillit. Ndërsa për ngjarjen janë ndaluar Edmond Haxhia, i akuzuar si porositësi i atentatit si edhe 3 bashkëpunëtorët.

Pas ngjarjes Saraiva i largua nga Shqipëria për tu ndaluar më pas në Marok prej ku u ekstradua drejt Shqipërisë.