“Burgosi” familjen/ Gjykata cakton shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik për Jetnor Zhabolin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2024, 12:10
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë nga arrest në burg me shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik për Jetnor Zhabolin.
Vendimi erdhi pas paraqitjes së ekspertizës mjekësore e cila e përcaktoi se ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.
Ai arrestua pas denoncimit të fqinjëve për heqje të paligjshme të lirisë, teksa kishte instaluar në banesë kamera vëzhgimi me të cilat kontrollonte anëtarët e familjes
