“Dy ditë shi, një ditë diell”/ "Çmendet" moti, meteorologia Porja: Javë e paqëndrueshme me reshje dhe erë të fortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2024, 11:51
Nga Meteoalb, sinoptikania Lajda Porja në një intervistë për “Ora News” theksoi se këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik, i shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Porja tha se përgjatë gjithë këtij muaji moti parashikohet me vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.
