Sefa: Kemi bërë dëgjesa online për propozime për Kodin Zgjedhor
Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD zyrtare, Indrit Sefa në një intervistë në Ora Neës u shpreh se janë bërë dëgjesa online për propozime për Kodin zgjedhor.
Sefa: Ligji i ri për Komisionet Hetimore nuk i lejon më opozitës që të ketë Komisione Hetimore.
Sepse të gjitha vendimarrjet merren me shumicë, duke qenë se mazhoranca ka shumicën e Komisionit Hetimor cdo vendimarrarrje e mazhorancës pastaj pasqyrohet edhe në punën e Komisionit Hetimor.
Tani nëse komisioni i Rithemelimit, pretendon se kjo është një fitore, atëherë urime dhe suksese në fitoren e tyre.
Ne kemi bërë të gjitha ato që ishin planifikuar në programin e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kemi dëgjuar të gjitha grupet e interesit, kemi dëgjuar të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë raportuar dhe kanë dhënë sygjerimet e tyre.
Kemi dëgjuar partitë politike, kemi dëgjuar shoqatat të cilat janë të interesuara për votën e Diasporës.
Kjo është bërë online, patjetër që e mira do ishte që të bëheshe fizikisht.
Por edhe mënyra e bërjes online ka rezultuar e sukseshme.
