Rama inspekton projektet e reja në Berat: U arrit shifra rekord orej 800 mijë vizitorësh në 2023
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2024, 16:23
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat, ku inspektoi projektet që po vihen në jetë në këtë qytet.
Rama u shpreh se janë një grup projektesh dinjitoze, që nga rehabilitimi i sheshit kryesor dhe pedonales, parkimi, fasadat e ndërtesave dhe tregu i gjelbër.
“Në Beratin e rilindur ku po marrin jetë një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera, të domosdoshme jo vetëm për banorët, por dhe për turistët, të cilët vijnë gjithnjë e më të shumtë në qytetin e UNESCO-s, duke arritur shifrën rekord të 800 mijë vizitorëve në 2023”, u shpreh Rama.
