Osmani: Kujtojmë gratë që u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kujtoi arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

“Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”, shkruan Osmani në rrjetet sociale.