Protestë dhe festë në 8 mars, kryeqyteti “pushtohet” nga lulet. Nuk mungojnë dhe mesazhet kundër dhunës
Këto këpucë të kuqe të renditura në sheshin “Skënderbej”, simbolizojnë gjakun e një gruaje të dhunuara ose të vrara prej burrave.
Me mesazhin për respektimin e të drejta u bënë bashkë.
Jashtë protestës, Kryeqyteti ndriçonte këtë 8 mars nga fytyrat e qeshura të grave.
Me lule në duar, dhuratë për to është dhe një telefonatë e fëmijëve të tyre.
Disa kanë ardhur për të festuar nga qytetet e tjera.
Urojnë të gjitha njëra-tjetrën.
Lulet janë simbol i dashurisë.
Nuk kane menduar per çmimin kur bëhet fjalë për lumturinë e nënës gruas, vajzës apo mikeshës.
Kërkesat e shumta për lule kanë bërë që në rrugët e kryeqytetit të dalin dhe shitësit ambulantë.
Barazia gjinore, vlerësim për kontributin e tyre si dhe më shumë peshë në vendimmarrjet janë disa nga kërkesat e grave edhe në këtë 8 Mars.

