7 MARSI I MËSUESEVE/ Violeta Kraja në pension, por nuk e harron dashurinë për mësimdhënien! Eliana Gjoka, përjeton me emocione festën
Duket se pasioni për mësuesinë nuk ka ndaluar. Ora neës sjell emocionet e dy mësueseve njëra që prej vitesh ka edukuar breza të tërë dhe i rikthen ndjesitë e saj për shikuesit. Ndërsa mësuesja tjetër festoon 7 marsin e saj të parë.
Ky është 7 marsi i parë që Eliana Gjoka e feston si edukatore, por duket që e ka përfshirë jo pak emocionalisht.
Thotë se e ka pasur ëndërr që të kontribuojë në edukimin dhe rritjen e fëmijëve, dhe për këtë ndihet e lumtur pavarësisht vështirësive.
Fëmijët janë pjesë e kësaj feste, në të cilën urojnë edukatorët dhe mësuesit e tyre.
Violeta Kraja, prej 6 vitesh ka dalë në pension, por pasionin për punën nuk e ka lënë pas.
Në ditën e mësuesve e gjetëm te gjimnazi "Asim Vokshi" në Tiranë, për të përjetuar bashkë me ish-kolegët emocionet e së kaluarës.
Thotë se pavarësisht se ka dalë në pension nxënësit e saj e kujtojnë ende.
Ruan me kujtim çdo dhuratë që ka marrë nga nxënesit ndërsa dekoratën e marrë nga presidenti si mjeshtër I madh ja dedikon nxënësve dhe kolegëve të “Asim Vokshit”.

