Autobiografia e Princit Harry, libri më i shitur i vitit 2023 në Britaninë e Madhe
Princi Harry së shpejti mund të ndjekë hapat e babait të tij për sa i përket shkrimit, falë botimit me kujtime “Spare”.
Libri ka marrë dy nominime në British Book Awards 2024, tre dekada pasi mbreti Charles mori në shtëpi çmimin e lakmuar “Autor i vitit”
Autobiografia e 39-vjeçarit, ishte libri më i shitur i vitit 2023 në Britaninë e Madhe dhe është nominuar në dy kategori: “Audiobook Non-Fiction” dhe “Non-Fiction: Narrative”
Harry ka ngritur pretendime të ndryshme për familjen e tij në libër, duke përfshirë atë që William e quajti Meghan të vështirë dhe të vrazhdë, se Mbreti ishte xheloz për Princin dhe Princeshën e Uellsit ndaj nuk e lejonte Meghan të shkonte në Skoci teksa mbretëresha po ndërronte jetë.
Por Duka i Sussex-it do të përballet me një konkurrencë të ashpër pasi ai do të jetë ballë për ballë me Britney Spears .
Kujtimet e këngëtares të përmbledhura “The Woman in Me” ka qenë gjithashtu në listën e ngushtë në kategorinë “Non-Fiction: Narrative”
Libri doli në shitje në tetor 2023, dhe u rendit gjithashtu ndër më të shiturit e vitit.
Ylli i popit dokumentoi karrierën e saj dhe se si ishte të kontrollohej nga babai i për 13 vjet nën kujdestari.
Ajo gjithashtu foli për një abort mjekësor që kishte gjatë marrëdhënies së saj me Justin Timberlake në fillim të viteve 2000 dhe ndikimin emocional.
Kujtimet e tjera të nominuara përfshijnë Sir Patrick Stewart të Star Trek dhe personazhin komik Alan Partridge's.
Pikëpyetjet për kryesuesin do të marrin fund në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, më 13 maj


