Nuri: PD është e vonuar në ristrukturimin dhe riorganizimin e saj

Përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Franc Nuri në një intervistë në Ora News u shpreh se PD është e vonuar në ristrukturimin e saj dhe në riorganizmin e saj.

Nuri: Bashkimi i partisë Demokratike ka muaj që ka filluar vetëm në gjirin e grupit parlamentar, por tashmë është finalizuar edhe plotësisht në strukturat e PD.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, u arrit me votë pothuajse unanime, pati vetëm 6 vota kundër vendosi të bëjë ndryshimet përkatëse në statut.

Duke krijuar dy vende nënkryetarësh, për pozitat që personat mbartnin.

Bardhi duke qenë kryetar i grupit parlamentar, automatikisht statuti ri i PD tashmë parashikon që kryetari i grupit parlamentar të jetë automatikisht edhe nënkryetar i partisë.

Zgjedhjet e 2025 po afrojnë.

PS ka filluar aktivitetin paraelektoral dhe ne si opozitë nuk mund të rrimë duarkryq.

Partia Demokratike është e vonuar në ristrukturimin e saj dhe në riorganizimin e saj.