Prostitucion në Durrës, procedohen penalisht pesë shtetase të huaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2024, 15:08
Pesë shtetase të huaja janë proceduar penalisht pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në lagjen nr.2 në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, vajzat që ushtronin prostitucion ishin nga Kolumbia, Venezuela dhe Spanja.
Zbulimi i këtij rrjeti erdhi një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një 39-vjeçar, banues në qytetin e Shijak ut dyshohet se hodhi nga kati i dytë i shtëpisë njërën prej vajzave.
