Elbasani çel Ditën e Verës, Llatja: Festimet kanë nisur, janë tre faza të programuara
Këtë vit Elbasani i ka nisur 10 ditë para festimet e Ditës së Verës. Në qendër të vëmendjes do të jenë aktivitetet për fëmijët. Ndërsa për të rinjtë e të rriturit do të ketë koncerte, ekspozita dhe panaire me tavat e baltës tradicionale të qytetit.
Festimet e ditës së verës në Elbasan kanë nisur herët.
Të parët që e shijojnë në këtë fazë të parë të përgatitjes janë fëmijët.
“Filluam me parkun dhe me qendrën kulturore të fëmijëve, vazhdojmë me teatrin Skampa dhe më pas në shesh. Dalin në datë 9 me një sërë aktivitetesh.”
Me afrimin e datës 13 dhe aktivitetet rriten. Kryetari i bashkisë Gledian Llatja zbardh pjesë të axhendës.
“Ekspozita e rrobave tradicionale të krahinave të vendit dhe fillojmë në datë 12. Në shesh do të jenë grupet artistike.”
Kulmi i festimeve shënohet në 13 dhe 14 mars, ku shtohen ekspozitat por dhe koncerte e aktivitete.
“Vazhdojmë me sheshin kryesor me një sërë këngëtarësh, këngëtarë me emër dhe të rinj. Data 14 është me shumë aktivitete, qysh nga panairet dhe eksppozitat.”
Tavat e Elbasanit do tu serviren pjesëmarrësve për tu shijuar.
“Nuk kemi vetëm tavën e kosit, por një sërë tavash që janë tradita jonë.”
Prej disa vitesh dita e verës është shpallur festë kombëtare, por sërish Elbasani shndërrohet për një ditë në kryeqytet të vendit.

