Mertenika: Inteligjenca artificiale po ndikon në jetët tona, mikroçipat kanë gjetur shumë përdorim

Në një intervistë për Ora News, inxhinieri bio-mjekësor Ermand Mertenika tha se teknologjia dhe zhvillimi i Inteligjencës artificiale ka marrë shumë zhvillim, ato po na ndikojnë në mënyrë indirekte.

Mertenika: Duke pasur parasysh se jetojmë në vitin 2024 dhe teknologjia dhe zhvillimi i Inteligjencës artificiale ka marrë shumë zhvillim, ato po na ndikojnë në mënyrë indirekte. Elon Musk ëhstë duke bërë çudira kohët e fundit duke krijuar robotë dhe mikroçipat që kanë gjetur shumë përdorim.

Kuptohet se krahas këtij zhvillim ka edhe defekte. Inteligjenca është diçka që nuk do ta dominojnë inteligjencës natyrale. Ajo është duke na dominuar në mënyrë indirekte, po na ndihmon në proceset tona të punës dhe në biznes.