Zjarr pranë varrezave të Shkodrës, përfshihen nga flakët ambientet e Kishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2024, 09:28
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit pranë varrezave të Rrmajit në qytetin e Shkodrës.
Zjarri ka përfshirë pjesën e pasme të Kishës pranë varrezave, duke rrezikuar të përhapej me shpejtësi.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikësve ka bërë neutralizimin e zjarrit. Dyshohet se shkak ka qenë një shkëndije elektrike në kabinën e rojës së objektit.