Shpërthimi tragjik në Lushnje, inxhinieri Duleviç: Nuk janë respektuar rregullat, nuk duhej përdorur vinçi
Inxhinieri Azmer Duleviç në një intervistë me Ora News, lidhur me shpërthimin në Lushnje tha se ngjarje të tilla mund të parandalohen sepse janë lëndë që kanë rrezikshmëri të caktuara dhe dhen njerëz të kualifikuar.
Duleviç: Ngjarje të tilla mund të parandalohen sepse janë lëndë që kanë rrezikshmëri të caktuara dhe dhen njerëz të kualifikuar. Sepse më pas ndodhin ngjarje të tilla që sjellin fatalitet. E para nuk lejohet se bombola e oksigjenit me asetilen nuk duhet të jenë më afër se 3 metra. Ato kanë qenë shumë afër dhe të lidhur me zinxhir në mënyrë artizanale.
Këto bombola duhen vendosur në kafaze të posaçme dhe nuk ka kuptim që të ngrihen me vinç me lartësi, sepse akumulohen në tokë dhe përcillen me tuba. Këtu nuk është respektuar rregulli teknik dhe ngjarja ka ndodhur nga shpërthimi me bombolën. Nuk ka qenë kontakti me tensionin e mesëm.
