Peleshi 3 orë në SPAK, pyetet për njohjen me Zoton dhe tenderin e matësve të ujit
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është zyrtari i radhës i paraqitur në SPAK.
Pas tre orë marrjes në pyetje nuk pranoi të flasë për mediet duke I qëndruar sekretit hetimor
Burimet kanë bërë të ditur se OPGJ i ka kërkuar të dhëna si person në dijeni sa I përket çështjes së incineratorëve dhe njohjeve me Klodian Zoton një nga aksionerët e koncesionit.
Po ashtu tenderi për instalimin e matësve të ujit mësohet se ka qenë pjesë e pikave që kanë ngritur pyetje përfaqësuesit e akuzës
Për këtë çështje edhe KLSH në vitin 2015 ka ngritur shqetësimin për procedurat e ndjekura në prokurimin që prekte vlerën e 3,6 milionë eurove.
Duket se tashmë prokuroria verifikimet për incineratorët i ka shtrirë edhe në tendera të tjerë që kanë fituar aksionerët Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.
