Pranvera erdhi “bardhë”, Reshje dëborë në juglindje dhe veri. Rrugët kombëtare të hapura
Reshjet e dëborës u rikthyen në veri dhe juglindje të vendit. Rrugët kombëtare janë të gjitha të kalueshme, ndërsa dëbora dhe temperaturat e ulta sjellin rrezikun e dëmtimit të pemëve frutore që tashmë kanë çelur lule.
Dëbora u rikthye në ditën e 5 të pranverës. Këto pamje vijnë nga juglindja e vendit. Dardha dhe zona të tjera malore ishin nën petkun e bardhë.!
Reshjet me intensitet mesatar, nuk shkaktuan problematika në qarkullimin e mjeteve apo furnizimin me energji elektrike.
Kjo ishte pamja e qytetit të Peshkopisë, pas reshjet e dëborës përfshinë edhe qarkun e Dëborës. Në zonat e thella raportohet se trashësia e dëborës arrin mbi 15 centimetra.
Por pavarësisht reshjeve nuk u raportuan problematika serioze.
Shqetësimi i fermerëve është për temperatura të ulta që mund të dëmtojnë pemët frutore tashmë në fazën e lulëzimit.
Dëbora e pranverës mbuloi edhe zonat malore të Veriut. Në qarkun e Shkodrës reshjet bore pati në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.
ARRSH tha se prezence bore ka pasur ne rrugët Hani i Hotit - Tamarë, Bogë - Theth, Ura e Zapodit - Shishtavec, Bulqizë - Peshkopi.
Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve ndërsa te gjitha akset janë te hapura.
Drejtuesit e mjeteve në zonat e përfshira nga dëbora rekomandohen te përdorin goma dimërore dhe te lëvizin me shpejtësi te reduktuar.
