Zeqja: Të huaj vijnë për të bërë dhëmbët në vendin tonë, pastaj bëjnë edhe turizëm

Mentor Zeqja, drejtues teknik i klinikës “Dental Med Austria” në “Drejt” nga Luan Rama u shpreh se njerëzit vijnë për të bërë dhëmbët në vendin tonë dhe të huajt zgjedhin vendin tonë për këto shërbime, pastaj bëjnë edhe turizëm.  

Zeqja: Zanafilla e turizmit dental ka filluar dikur me shqiptarët që vinin dikur në vendin tonë për të bërë dhëmbët dhe pushimet. Sot ky tog fjalësh gjen kuptim sepse është e kundërta, pasi njerëzit vijnë për të bërë dhëmbët në vendin tonë dhe të huajt zgjedhin vendin tonë për këto shërbime, pastaj bëjnë edhe turizëm.  

Ka marrë një hov të jashtëzakonshëm ,ndoshta edhe në pamundësi për shërbime dentare atje ku jetojnë jashtë, për shkak të çmimeve, dhe për shkak se Shqipëria ka evoluar shumë në këtë aspekt, duke ofruar cilësi shumë të lartë.