Baza e NATO-s/ Kollçaku: Të përdoret në maksimum nga Aleanca dhe fqinjët, të gumëzhijë qielli
Në “Drejt” nga Luan Rama, Bardhyl Kollçaku ish shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura tha se kjo bazë është një vlerë e shtuar jo vetëm sigurinë kombëtare, por edhe për zonët aty.
Ai shtoi se fillon një moment tjetër shumë i rëndësishëm dhe kjo bazë të përdoret në maksimum nga aleanca dhe fqinjët tanë dhe të gumëzhijë qielli ashtu si sot dhe të ketë patrullim policor.
Kollçaku: Kjo bazë është një vlerë e shtuar jo vetëm sigurinë kombëtare dhe për komunitetin. E kemi parë këto 2 vite me projektin me 50 milionë euro. Shumica e njerëzve që kanë punuar aty kanë qenë nga zona dhe investimi ngelet aty, por sigurisht që kalon edhe rajoni.
Për mua fillon një moment tjetër shumë i rëndësishëm dhe kjo bazë të përdoret në maksimum nga aleanca dhe fqinjët tanë dhe të gumëzhijë qielli ashtu si sot dhe të ketë patrullim policor.
