Meta përkujton protestën e 2 marsit 2020: Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2024, 09:46
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar protestën e 2 marsit të mbajtur katër vite më parë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh se është falënderues ndaj qindra qytetarëve, të cilët ju përgjigjën thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin.
Postimi:
”Një popull që fle në demokraci, ka rrezik që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Mirënjohje qindra mijëra qytetarëve, të cilët 4 vite më parë ju përgjigjën thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Sovranitetin e tyre!
Mesazhi i rëndësishëm dhe frymëzues i 2 Marsit 2020, jeton fuqishëm në çdo kohë!


