Konferenca e Kryetarëve vendos: Seanca plenare, më 21 mars dhe 4 prill
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2024, 15:02
Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve.
Mbledhja shqyrtoi projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 18 mars-5 prill 2024.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 18 mars-5 prill 2024, si dhe propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat 21 mars 2024 dhe 4 prill 2024.
