Shpërthimi në Lushnje, Bardhi: Ngushëllime familjarëve të viktimave, shërim të shpejtë për deputetin Çela
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Lushnje, ku pas shperthimit në një magazunë humbën jetën babë e bir si dhe u plagosën 7 të tjerë.
Bardhi ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të dy viktimave si dhe ka uruar shërim të shpejtë për deputetin socialist Bujar in socialist Bujar Çela, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operimit pasi u plagos rëndë gjatë shpërthimit.
“Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje. Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira. Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë”, thotë Bardhi.
