Mazhoranca i zë “derën” SPAK-ut, pas Gjiknurit edhe Beqaj: Gjyqtari të veprojë me shpejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2024, 15:52
Pas sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri ka dalë nga ambientet e SPAK-ut edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Beqaj për gazetarët tha se i është pranuar kërkesa për tu përgatitur për dosjen, por shtoi se SPAK na ka krijuar pengesa artificiale për të marrë dosjen.
Beqaj: Që në dhjetor, pas seancës së parë, kemi konstatuar që dosja është voluminoze. Kemi kërkuar që të ishim përgatitur. Kërkesa na u pranua, por SPAK na ka krijuar pengesa artificiale për të marrë dosjen. Prokurorët kanë pranuar që mund ta kemi, duam që gjyqtari të veprojë me shpejtësi.
