Komisionet hetimore, Kikia: Rruga e duhur që PD i çon në kushtetuese, PS i bllokoi të gjitha
Në një intervistë me Ora News, analisti Mentor Kikia u shpreh se drejtimi i PD-së te Kushtetuesja për komisionet hetimore është rruga e duhur ligjore.
Ai tha se kërkesat për komisione parlamentar që janë 9 të tilla nuk janë bërë të menjëhershme, por gjatë dy viteve, edhe pse janë bllokuar nga mazhoranca.
Kikia: Kjo është rruga kushtetutës që ndjek një parti e cila pasi dështoi në pengimin e miratimit të një ligji në forma të tjera, forma kushtetuese është ajo e duhura. Pak më herët POD-ja apo një grupimi i deputetëve iu drejtua Kushtetueses për mos lejimin e ngritjes së komisioneve parlamentare nga ajo që kishin shtruar prej vitesh.
Kërkesat për komisione parlamentar që janë 9 të tilla nuk janë bërë të menjëhershme, por gjatë dy viteve. I vetmi institucion që ka tagrin për të mos e lejuar këtë ligj është gjykata kushtetuese. Këto komisione janë rrëzuare një herë nga gjykata, por në këtë rast bëhet fjalë për ndryshimin e ligjit në tërësi të bërë nga socialistët.
